LAJME

Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren

Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2025, 12:07

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se është zbuluar prania e bakterit salmonela spp. në një ngarkesë me mish pule të importuar nga Rumania.

Sipas njoftimit të AUV-së, rasti është identifikuar pas një kontrolli të kryer në bazë të njoftimit nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF). Gjatë inspektimeve, është konstatuar se në sasinë prej 27.7 kilogramë mish pule nga një llot i caktuar, është gjetur prania e bakterit.

Menjëherë pas konstatimit, AUV-i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, duke asgjësuar të gjithë sasinë e ndotur në përputhje me procedurat dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Institucioni thekson se po monitoron me kujdes situatën, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

AUV-i ka theksuar se për detaje të reja publiku do të njoftohet me kohë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika