Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se në veturën e tij është gjetur një pajisje e dyshimtë dhe akoma s’dihet se si është vendosur dhe nga kush. Kajtazi ka bërë të ditur se rastin tashmë e ka denoncuar.
Në një njoftim për media, ai tha se policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.





