LAJME

Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Reçan të Prizrenit

Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Reçan të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2023, 09:31

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Reçan të Prizrenit.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika