LAJME

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Qershor 2022, 09:34

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prizren.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i tij me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Prizren 13.06.2022-20:18. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika