LAJME

Gjendet pa shenja jete i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë Kosovë

Gjendet pa shenja jete i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2023, 17:47

Sot u raportua gjatë ditës lidhur me plagosjen e dy grave, sot në Fushë Kosovë.

S.I, 69 vjeçar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, për tu larguar me vonë në drejtim të panjohur.

Burime të Indeksonline njoftojnë se S.I është gjetur rreth orës 16:50, pa shenja jete, në Fushë Kosovë.

I ndjeri u gjet me plagë në trup, teksa informacionet fillestare pohojnë se dyshohet që i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Ndërkohë, dy gratë e lënduara F.G(1959) 64 vjeçare, dhe M.A (1979) 44 vjeçare, kanë marrë tretman mjekësor pas incidentit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika