Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar që në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në tri lokacione, me ç`rast në njërin nga lokacionet në Mitrovicën e Veriut janë gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë.
Gjendet një punishte e armëve në Mitrovicën e Veriut

Po ashtu, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

