Policia e Kosovës ka gjetur pjesën e një mjeti shpërthyes në fshatin Banjskë të Zveçanit, pranë Manastirit të Banjskës.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se mjeti është motori që e bën lëshimin e predhës, derisa ka shtuar se predha ka shpërthyer e motori ka mbetur.
- Reklama -
“Është gjetur një pjesë e mjetit shpërthyes. Motori që e dërgon predhën deri në një vend. Predha ka shpërthyer e ai motor ka mbetur aty”, ka thënë Elshani./KOHA/
- Reklama -