Policia e Kosovës ka gjetur pjesën e një mjeti shpërthyes në fshatin Banjskë të Zveçanit, pranë Manastirit të Banjskës.
Gjendet një pjesë e mjetit shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se mjeti është motori që e bën lëshimin e predhës, derisa ka shtuar se predha ka shpërthyer e motori ka mbetur.
“Është gjetur një pjesë e mjetit shpërthyes. Motori që e dërgon predhën deri në një vend. Predha ka shpërthyer e ai motor ka mbetur aty”, ka thënë Elshani./KOHA/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së do të zgjasë dy orë

Shqiptarët mbushin Hagën me flamuj kombëtarë e të UÇK-së, verdiktin e presin në qiell të hapur

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” të Serbisë për shkak të aflatoksinës

