LAJME

Gjendet në Suharekë serbi i zhdukur nga Bitia e Epërme e Shtërpcës

Gjendet në Suharekë serbi i zhdukur nga Bitia e Epërme e Shtërpcës
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2023, 09:52

Policia ka bërë të ditur se serbi Goran Koçiç nga Bitia e Epërme e Shtërpcës, i raportuar i zhdukur para katër ditësh, është gjetur në rajonin e Suharekës.

Koçiç raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i është dorëzuar familjes së tij.

“Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës” ishin në kërkim të personit të zhdukur”.

“Ndërsa, sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika