Një person që është gjetur në rrugë në lagjen Bazhderhane të Prizrenit, është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjendet në rrugë një person në Prizren, dikush e theri me thikë dhe e hodhi nga vetura

Policia ka bërë të ditur se dyshohet që ai është therur me thikë dhe më pas e kanë hedhur nga vetura, përcjell Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

