LAJME

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2024, 15:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se  më 27 mars 2024, në Stacionin Policor të Prizrenit , është  raportuar se një person nga Ferizaj me inicialet A.M, i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistik në Prevallë të Prizrenit, kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk është kthyer më.

Personi i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij, e cila ka treguar se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është.

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën.

Kërkimit më vonë i është bashkuar edhe njësia e Zjarrëfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit.

Të njëjtën ditë, rreth orës 23:09, personi i zhdukur është gjetur.

Viktima kishte rënë në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima më pas është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika