Pas disa ditësh kërkimi, vajza e mitur L.H., rreth 13-vjeçare nga Rahoveci, e raportuar si person i zhdukur më 14 korrik 2025, është gjetur dhe është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore e mitura nga Rahoveci

Gazeta Sinjali mëson se më 16 korrik, e mitura është vërejtur duke ecur në qytet nga vëllai i saj, i cili menjëherë ka njoftuar Policinë. Më pas, ajo është dëgjuar nga zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, ku ka deklaruar se kishte qëndruar në shtëpinë e një shoqeje, pa informuar prindërit.
Pas procedurave përkatëse, vajza është kthyer pranë familjes së saj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

