Dje rreth orës 11:05, në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshimtë shpërthyes.
Sipas informatave, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një mashkull kosovar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, për të cilin dyshohet se ishte granatë dore. Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e perimetrit për të shmangur ndonjë rrezik për qytetarët.





