LAJME

Gjendet i vdekur një polic në veri

Gjendet i vdekur një polic në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2022, 16:02

Një polic i Kosovës nga komuniteti serb është gjetur i vdekur në banesën e tij në veri të Mitrovicës, të shtunën.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës – Veri, Besim Hoti, i cili ka thënë se vdekja e tij është natyrale.

“Është vdekje natyrale, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Nuk ka shenja të dhunës në trup”, ka thënë Hoti duke mos dhënë detaje të tjera.

Mësohet jozyrtarisht se i ndjeri është i moshës rreth 45 vjeç.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika