LAJME

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Gjendet i vdekur një person në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2024, 11:45

Një person është gjetur i vdekur nga familjarët e tij mëngjesin e sotëm, më 01.10.2024 në 06:00, në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Hysen Kraja”.

“Policia me të gjitha njësitet përgjegjëse menjëherë i është përgjigjur rastit … Viktima A.B. 50-vjeçar, sipas të dhënave të para dyshohet se ka kryer vetëvrasje” – tha Bytyqi.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, sipas Bytyqit, me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa nga Policia rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”
.Rasti sipas zëdhënësit po trajtohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika