Një rast i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, në fshatin Zojz të Prizrenit, ku është gjetur i vdekur një burrë i moshuar. Rrethanat e rastit akoma nuk janë bërë të ditura, por Policia tashmë e ka konfirmuar që kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Policia kanë deklaruar se bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga fshati Smaç i Prizrenit, i cili u gjet pa shenja jete në afërsi të një veture.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML dhe rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.
“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty është kuptuar se viktima, tani më pa shenja jete është N.Sh. 71 vjeçar nga fshati Smaç. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa policia udhëzohet që të hap rast ” Vdekje e dyshimtë”.