Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të moshuar, rreth 70 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren.
Sipas njoftimit, të enjten, me datë 26.03.2026, rreth orës 11:36, policia ka pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren, sipas ekipit të Urgjencës.
“Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish-TMK. Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekje të dhunshme” – thuhet në njoftim.





