LAJME

Gjendet i vdekur në një vilë, një person në Gjakovë

TV Prizreni
TV Prizreni
3 Dhjetor 2020, 09:12

Një person është gjetur i vdekur në një vilë në Gjakovë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete.

Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika