LAJME

Gjendet eksploziv pranë binarëve të trenit në Rahovec

Gjendet eksploziv pranë binarëve të trenit në Rahovec
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2025, 08:52

Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në fshatin Radostë të Rahovecit, pranë binarëve të trenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zbulimi është bërë nga një qytetar, i cili gjatë punimeve në arën e tij ka vërejtur objektin e dyshimtë dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet.

Në vendngjarje ka dalë njësiti i specializuar EOD i FSK-së, i cili ka kryer me sukses asgjesimin e mjetit eksploziv. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë incident apo rrezik për banorët e zonës.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë menjëherë çdo objekt të dyshimtë për të garantuar sigurinë publike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika