Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave, raporton Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar sërish në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku numri i të burgosurve që janë përdorues të drogës po del të jetë i madh.





