ë Qendrën Korrektuese në Dubravë brenda një ditë në tri vende të ndryshme janë gjetur substanca narkotike.
Gjenden substanca narkotike brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës më 7 nëntor një qese me marihuanë është gjetur në shëtitore, ndërsa dy qese tjera janë gjetur në tualetet e pavijonit katër.
“Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 13:15. Raportohet se gjatë kontrollit të shëtitores nga oficerët korrektues, është gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 20:00. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 21:20. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

