LAJME

Gjenden municion dhe 3 granata dore, prodhim i panjohur në Prizren, nisin hetimet

Gjenden municion dhe 3 granata dore, prodhim i panjohur në Prizren, nisin hetimet
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shtator 2024, 09:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prizren kishte hasur në një kuti metalike ushtarake, ku brenda kishte municion të kalibrit të panjohur dhe tri granata dore.

Njësiti për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr 11 krehër municioni dhe tri granata dore.

Rasti është cilësuar si “Gjetje e mjetit të pashpërthyer”, përcjell IndeksOnline.

“Ankuesi  mashkull kosovar ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me municion të kalibrit të panjohur dhe tri granata dore të prodhimit të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithsej 54 fishekë dhe tri granata dore. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia përmës raportit 24-orësh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika