Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se nga gërmimet e realizuara gjatë ditës së sotme në Suhodoll të Mitrovicës kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime, që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.
Njoftimi i plotë:Gërmimet e realizuara sot, me datë 27.11.2024, në lokacionin Suhodoll – Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore (eshtrave) të një viktime, që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.





