Në Kizhevak të Serbisë, sot janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve të vrarë nga serbët në luftën e fundit në Kosovë, raporton GazetaBlic.Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.
Gjenden mbetje mortore në Kizhevak të Serbisë, dyshohet se janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës

“Sot janë gjetur mbetje mortore në Kizhevak, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve. Do të punojmë deri të na lejojnë kushtet atmosferike”, ka thënë ai.
Gërmimet në pjesën malore mes Rashkës dhe Kizhevakut kanë filluar që pesë vjet, ndërsa më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-99 në Kosovë./GazetaBlic
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

