Home LAJME Gjenden eshtrat e Remzi Kurteshit që ishte vrarë në moshën 28 vjeçare nga serbët

Gjenden eshtrat e Remzi Kurteshit që ishte vrarë në moshën 28 vjeçare nga serbët

0
Gjenden eshtrat e Remzi Kurteshit që ishte vrarë në moshën 28 vjeçare nga serbët

Janë gjetur eshtrat e Ramiz Kurteshit nga Komuna e Mitrovicës, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Ai ishte vrarë në moshën 28 vjeçare nga forcat serbe, ndërsa rivarrimi do të mbahet këtë të premte.

Kjo është bërë e ditur nga familja Kurteshi, të cilët theksuan se rivarrimi do të bëhet në varrezat e martirëve në Shipol të Mitrovicës.

” Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjith familjarët miqtë dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se i joni dhe i paharruari daja jem. Remzi kurteshi i lindur më.21.08.1971.në Mitrovicës është rrëmbyer nga forcat serbe më 15.04.1999 në pjesën veriore të Mitrovicës, sot u gjet kofoma e tij, i vdekur. Rivarrimi i të ndjerit bëhet me datën 25.06.2021 Në varrezat e martirëve në Shipol të Mitrovicës. Pamja mahet ne Bajr te shkolla fillore Ismajl Qemajli ne Mitrovicë “, thuhet në njoftimin e bërë nga familjari i Ramiz Kurteshit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here