LAJME

Gjenden dokumente të paligjshme me logo të Serbisë në Dragash

Gjenden dokumente të paligjshme me logo të Serbisë  në Dragash
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2024, 09:27

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë të Dragashit.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dokumente të paligjshme të cilat kanë logo të Serbisë dhe siç thuhet në raport, të strukturave ilegale.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë- Komuna e Dragashit, ku gjatë kontrollit  janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale”, thuhet tutje në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika