Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se bastisjet janë kryer në shtatë lokacione të ndryshme në veri.
Në një podrum, në vendin e njohur si “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, janë gjetur armët, mjetet eksploduese dhe pajisjet e tjera, sipas Elshanit.
“Bastisjet janë kryer në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, tre në Zveçan dhe një në Banjskë”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës, që pas sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku, ka kryer disa bastisje që lidhen me sulmin terrorist.