Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vazhduar edhe sot të mirëpres bashkatdhetarë, të cilët kanë shprehur interesimin të vizitojnë institucionin më të lartë përfaqësues në Kosovë.
Në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, gjatë ditës së sotme institucionin e kanë vizituar rreth 150 bashkatdhetarë, ndërsa gjatë tri ditëve të aktivitetit, Kuvendi është vizituar nga rreth 400 bashkatdhetarë gjithsej, të cilët janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetë të tjerë.







