- Reklama -

Gjatë muajit shkurt u rritën çmimet e konsumit

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit shënoi rritje mesatare prej 0.7 për qind në muajin shkurt 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në raportin mbi Çmimet e Konsumit për muajin shkurt 2021 thuhet se kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (3.6%); vajra dhe yndyra (8.6%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); pije alkoolike (2.9%); duhan (4.4%); veshje (1.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (3%); pajisje shtëpiake (3.3%); produkte farmaceutike (3.9%); shërbime për transport (3.5%) “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (2.3%); shërbime hoteliere (0.9%); kujdes personal (1.8%); shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët prej 1.9 për qind në IHÇK.

- Reklama -

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-10%); perime (-4.1%); energjia elektrike (-10.8%) – [zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike COVID -19, për periudhën janar – maj 2021]; blerje e automjeteve (-1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-6.5%) – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.2) për qind në IHÇK.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.7% më i lartë në shkurt 2021 sesa në muajin paraprak, si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë (4.8%), perime (7.6%), duhan (1.5%), veshje (2%), përdorim i pajisjeve për transportin personal (2%) – “ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin shkurt 2021, me muajin shkurt 2020 ishte 0.7 për qind.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort