Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.
Gjatë kësaj jave moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.
Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit

Mbyllet me sukses Prizren Rock & Blues Music Festival, Totaj: Shihemi në edicionin e ardhshëm

Marrëveshja Kosovë–Shqipëri lehtëson punësimin në të dy vendet

