Festimet në natën e ndërrimit të moteve, shpesh janë shndërruar edhe në tragjedi, si pasojë e përdorimit edhe të armëve të zjarrit. Në disa raste festimet e ndërrimit të vitit eskaluan paksa, duke u përdorë edhe armët e zjarrit. Në këto raste rreziku është goxha i madh, nga këto gjuajtje.
Qarkullimi i plumbave “qorr”, mund të rrezikojë qytetarët edhe në shtëpitë e tyre.
E një nga plumbat që janë shkrehur nga armët e zjarrit, ka depërtuar edhe në brendi të shtëpisë së një familjeje në lagjen “ Tophane”, që është në afërsi të qendrës së Prishtinës, thonë të shqetësuar familjarët të cilët na kanë dërguar edhe fotografitë që po shikoni.






