Policia në Prizren ka njoftuar se gjatë datave 16–18 gusht 2025, në dy raste të ndara ka sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë gazmendeve familjare, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për sigurinë publike.
“Rasti i parë – Rruga “Refik Shala”, Prizren, më 16.08.2025, rreth orës 01:40, është pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në një gazmend familjar. Patrullat policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur gëzhoja në tokë dhe kanë identifikuar personin e dyshuar, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë. Në vendngjarje kanë intervenuar hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë sekuestruar një armë me gaz dhe 17 gëzhoja.
Rasti i dytë – Fshati Lubizhdë e Hasit, Prizren, më 18.08.2025, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë gjatë një gazmendi familjar, patrullat policore kanë intervenuar në fshatin Lubizhdë të Hasit. I dyshuari është identifikuar dhe ka dorëzuar një armë me gaz të llojit Zoraki, me 7 fishekë dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendngjarje. Arma është sekuestruar nga krim-teknika, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar rast penal kundër dy të dyshuarve, të cilët pasi janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.