LAJME

Gjashtë të vdekur e 25 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Turqi

Gjashtë të vdekur e 25 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Turqi
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2024, 09:16

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë lënduar pasi një autobus është rrokullisur në krahinën qendrore të Turqisë, Aksaray.

Aksidenti ka ndodhur të premten raporton Reuters.

Guvernatori lokal Mehmet Ali Kumbuzoglu u ka thënë gazetarëve se ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin që ndodhi në autostradën Aksaray-Ankara.

Autobusi po dërgonte udhëtarë nga krahina perëndimore Balikesir në rajonin e Kapadokiasë, një destinacion popullor turistik në Turqinë qendrore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika