LAJME

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2024, 17:51

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi ka thënë për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot me datë 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, gjashtë persona kanë marr lëndime trupore”, tha ai.

Bytyqi bëri të ditur se policia është në vendngjarje duke u marr me aksidentin./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika