Nga QKMF në Prishtinë kanë thënë se kundërhelm nuk kanë nga fundi i 2019. MSH furnizon QKUK me serum.Kishte pranuar një telefonatë me urgjencë nga Jashanica e Klinës.Kësisoj, Hysni Rexha, u nis menjëherë për në vendin e ngjarjes.
Gjarpërinjë me bollëk në Kosovë, në QKUK s’ka serum

E më të arritur aty, Rexha iu përvesh punës për atë çfarë ishte thirrur.Raste të tilla kur Rexha largon gjarpinjtë nga shtëpitë e banuara me njerëz, janë shpeshtuar këtë verë.Por, çfarë duhet të veprojë dikush, nëse e sheh një të tillë në oborrin a shtëpinë e tij?
Ndërkohë, kishte raste, kur edhe vet Hysni Rexha u kafshua gjatë largimit të tyre.
E nëse dikush ka fatin e njëjtë me të, serum kundër helmimit nga gjarpinjtë, nuk mund të gjenden ne QKMF-në kryesore në Prishtinë.Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kundërhelmin qytetarët mund ta gjejnë në QKUK.Ministria e Shëndetësisë
SHSKUK ka siguruar sasi të konsiderueshme të serumeve kundër kafshimit të gjarprit. Edhe ministria gjithashtu. Disa komuna ku shfaqen më shumë gjarpërinjtë për shkak edhe të karakteristikave të terrenit kanë marrë nga disa serume, kurse të tjerat, nëse kane nevojë për to, i drejtohen Ministrisë dhe serumi ju sigurohet në momentin që kanë nevojë.Numër i shtuar i gjarpërinjve së fundmi është parë edhe në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.Ndërsa në një video tjetër, shihen dy të tillë duke luftuar në një fshat të Prizrenit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

