LAJME

Gjakovë, vdes një zjarrfikës pas aksidentit mes një kamionete dhe automjetit të Zjarrfikësve

Gjakovë, vdes një zjarrfikës pas aksidentit mes një kamionete dhe automjetit të Zjarrfikësve
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2025, 21:38

Një zjarrfikës ka vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamionete dhe automjetit të Zjarrfikësve sot, më 08.07.2025.

Lajmin për vdekjen e kolegut të tyre, e konfirmuan Zjarrfikësit e Gjakovës.

Rastin e konfirmoi edhe Vlera Krasniqi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

“Rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën që ka ndërruar jetë në QKUK njëri nga të lënduarit”- tha Krasniqi.

Fillimisht, ajo konfirmoi se rreth orës 15:25  në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zyrtarja e Policisë ka shtuar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika