Përzgjedhësi francez i Kosovës, Alain Giresse, është ankuar se do të ketë shumë mungesa për duelin vendimtar ndaj Greqisë të dielën në orën 20:45, por ka shtuar se obligim i të gjithëve është që ta përfaqësojnë Kosovën sa më mirë që është e mundshme.
“Deri më tani kemi pasur shumë probleme me lëndime e suspendime. Megjithatë, duhet të vazhdojmë dhe të tregojmë lojë të mirë në takimin e së dielës. Kemi pasur probleme por shpresoj të mos i kemi në ndeshjet tjera të radhës. Ne jemi këtu me këtë numër të futbollistëve që kemi. E kemi obligim që ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë grup të lojtarëve që kemi në dispozicion”, është shprehur Giresse.