Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë Kosovën, do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë kësaj jave, duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm.
Pjesët e para të ditës, zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës, rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshëri (breshnizë), njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sa i përket temperaturave, ato mbesin në vlera të njëjta me këto të fundit, duke i ruajtur mesataret e viteve tjera të muajit gushtë.





