Home LAJME Gëzuar 16 vjet më I bukuri shtet!

Gëzuar 16 vjet më I bukuri shtet!

0
Gëzuar 16 vjet më I bukuri shtet!

Populli shqiptar, Kosova jonë e shtrenjtë ka një të kaluar të hidhur por të lavdishme ndër shekuj duke qëndruar gjithmonë e pamposhtur dhe krenare për të mbrojtur atdheun me pushkë e penë, pas një udhëtimi 600 vjeçar sakrificash sa asnjë komb tjetër në histori.

Sot e 16 vjet Kosova gjendet në hartën politike të botës. Synimi historik i popullit të Kosovës u realizua. Ëndrra shekullore e të gjithë shqiptarëve u bë realitet.

Besojmë se kemi arsye të ndihemi krenarë mparaardhësit tanë, me vizionin e tyre për jetën e re, sepse edhe ne kemi shtet.

Sot e për mot, ne përulemi me nderimin më të thellë para komandantit legjendar Adem Jashari, simbolit më të ndritur të qëndresës dhe sakrificës kombëtare.

Këtë ditë të bekuar, le ta shndërrojmë Festën më të rëndësishme të shtetit tonë,

duke treguar se jemi bij të denjë të shqiptarëve, kudo derdhëm gjakun për liri.

Për një shtet 16 vite pavarësi janë pak, por për ne shqiptarët janë vite të shenjta, andaj të kontribuojmë për shtetin tonë për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt! Ne të gjallët kemi obligime dhe detyrime:T’i kujtojmë të rënët për atdhe, shtetin ta ndërtojmë në funksion të jetës sonë dhe brezave që vijnë.

Gëzuar ditëlindjen Kosovë! Ditë e madhe, ditë e shenjtë e shtetit tonë, ditë që gjithmonë na ka dhënë dinjitetin dhe krenarinë e të qenurit shqiptar.

E përjetshme qoftë Republika e Kosovës!

Shkruan: Lumnie Rakaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here