- Reklama -

Gëzim në familjen e Fahrije Hotit, e fejon djalin e vetëm

Zonja e mirënjohur nga Krusha, që i bëri ballë vështirësive të jetës, ditë më parë e ka përjetuar një nga gëzimet më të mëdha familjare.

Fahrije Hoti është nënë e dy fëmijëve dhe njëra nga 200 gratë e Krushës së Madhe që humbën bashkëshortët, djemtë ose të dy bashkë gjatë luftës së fundit.Siç ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, zonja Fahrije e ka fejuar djalin e vetëm, Drilonin.

- Reklama -

Ajo, ka folur për këtë ndjenjë të mrekullueshme dhe për të përzgjedhurën e të birit me fjalët më të bukura.

“I shtrenjëti biri im Drilon, urime fejesa me Salen. Biri im i dashur, falënderoj zotin që ta përzgjodhi nusen e mirë, të menqur e të bukur. Faleminderit zot!Ehh s’di ku ta nisi këtë urim edhe pse kam shumë për të thënë e zemra më rreh më shpejt se ditën kur të linda e për herë të parë të mbajta në gji.

Thonë se nënat fëmijëve u japin frymë, e unë të dhashë frymë dy herë se ashtu e kishte shkruar zoti, që edhe përkundër vuajtjeve të mia e humbjes së babit tënd, të jetoj për motrën tënde dhe për ty. Për të marrë frymë përsëri, por tani nga ty.

Mbrëmë kjo frymëmarrje ishte shumë e fortë, si asnjëherë më parë, bashkë me frymën e fatit tënd të jetës-Sales,ma mbushët shtëpinë plot gëzim e dashuri.
Çofshi me shëndet të mirë, dashuri, harmoni e begati në jetë.

Nusja ime, Sale uroj që Driloni t’a mbush zemrën edhe ty si mua për dy dekada. Buzëqeshja e tij si ndaj meje çoftë ushqim për dashurinë tuaj në çift. E mbrëmë, kjo lutje u bë edhe më e fortë nga familja Hoti e Kermeni dhe mysafirët e shumtë nga mbarë shqiptaria.

Nëna, ju uron dashuri për njëri-tjetrin, mirësi e mirëkuptim.
Urime fejesa, fryma ime, të trashëgoheni!” ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Fahrije Hoti, është themeluesja e Kooperativës Bujqësore ‘Krusha’, e cila në vitin e kaluar u shpall ”Evropiania e Vitit 2022”

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort