- Reklama -

Gërxhaliu: Një izolim i dytë do të shkatërronte ekonominë e vendin tonë!

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm rastet me Koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Vetëm gjatë ditës së sotme u regjistruan 284 raste të reja, situatë kjo që mund të sjellë edhe një mbyllje të dytë në vendin tonë.

- Reklama -

Por kundër mbylljes totale po shprehet eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu thotë se një mbyllje e dytë do ta shkatrronte ekonominë e brishtë të vendit tonë.

“Në këtë drejtim, sektori privat dhe qytetarët janë para sfidave të mëdha dhe një mbyllje e re eventuale kishte me qenë shkatërruese për ekonominë. Besoj që në këtë drejtim duhet të shtohet kontrolli dhe duhet t’i përmbahemi rekomandimeve të IKSHPK-së, mbyllja kishte me qenë akti i fundit që kishte me e shkatërru ekonominë edhe ashtu të brishtë të Kosovës”, shtoi Gërxhaliu për Gazeta Blic.

Ai thekson se derisa vendet e rajonit kanë bërë hapa progresiv për të përballur pasojat e pandemisë, në Kosovë po dominon agjenda politike.

“Vendet e rajonit dhe më gjerë kanë bërë hapa shumë progresiv dhe të avancuar për të përballuar pasojat e pandemisë, e për t’i mbështetur bizneset në Kosovë, dominon agjenda politike, interesat e partive politike dhe grupeve të caktuara të interesit e nuk votohet një projektligj më i thjeshti për rimëkëmbjen ekonomike”, deklaroi Gërxhaliu për Gazeta Blic.

Gërxhaliu konsideron se nuk duhet të mirret hapi i mbylljes totale por duhet të mirren hapa të tjerë që të shpëtohet ekonomia.

“Definitivisht, bizneset dhe qytetarët kanë pasur mbështetje minore, dhe qeveria e Kosovës nuk është në gjendje me ba ma shumë për bizneset dhe qytetarët, enëse ndodh edhe mbyllja totale atëherë kjo kishte me sjellë kolapsin e ekonomisë kosovare e sfidat veçse do të rriteshin sepse veç se jemi të vonuar në rimëkëmbje sepse ka mungesë të zgjatjes së dorës së shtetit për qytetarët e bizneset, e duhet të avancohet bashkëpunimi mes akterëve relevantë e jo lufta për pushtet“, përfundoi Gërxhaliu .

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa vende nga rajoni Prizrenit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort