Një analizë e thellë nga Profesori i ekonomisë z. Safet Gerxhaliu ka hedhur dritë mbi gjendjen e tanishme politike në Kosovë, duke theksuar se opozita e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po paraqitet si e “lodhur” dhe pa kauzë, duke e lehtësuar kështu rrugën për fitoren e madhe të Vetevendosjes (VV) me mbi 65% në zgjedhjet e ardhshme.
Gerxhaliu ka theksuar se kjo opozitë ka humbur lidhjen me qytetarët, besimin dhe guximin dhe se ajo është e pajtuar me perspektiven e një qeverie të drejtuar nga VV edhe në një apo edhe dy mandatet e ardhshme.
“Qeveria aktuale ka shumë gabime në shumë fusha, duke përfshirë ekonominë, arsimin, shëndetësinë, dhe shumë fusha të tjera. Megjithatë, opozita ka humbur besimin dhe nuk ka ofruar nje alternativë të qëndrueshme. Ata duhet të kuptojnë se duhet të jenë të gatshëm të ndryshojnë dhe të ofrojnë një vizion të qartë dhe të besueshëm për popullin,” ka deklaruar Gerxhaliu.





