Home LAJME Gërxhaliu: Festat e zgjatura ndikojnë në eksportin e parasë

Gërxhaliu: Festat e zgjatura ndikojnë në eksportin e parasë

0
Gërxhaliu: Festat e zgjatura ndikojnë në eksportin e parasë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë se shumë ekonomi evropiane të fuqishme nuk do ta kishin komoditetin e pushimeve çfarë e gëzojnë kosovarët.

Ai në emisionin “60 Minuta” në KTV ka thënë se në sektorin ekonomik është goditje direkte për sektorin privat dhe për përformancën dhe produktivitetin në punë, ndërkaq në aspektin psikologjik është diskriminim ndaj sektorit privat.

Gërxhaliu ka thënë se askush nga të rinjtë nuk është i gatshëm të përgatitet për sfidat e sektorit privat, por gjejnë rrugë për sektorin publik.

“Pjesa dërmuese e kosovarëve nuk i kalojnë pushimet në Kosovë por në vendet në rajon dhe kjo do të thotë eksport i parasë së gatshme, gjë që nuk i bën nder Kosovës. Është koha urgjente që duhet të bërë më tepër për ligjin mbi festat. Kam drojë që Kosova është shndërruar në hapësirë eksperimentale. Në kohë krize kur e gjithë bota po përballet, ka qenë një motiv shtesë që të bëhet motivim për punë e angazhim”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se është shqetësuese kur prezantohen statistikat nga Doganat apo Policia që thonë se në ditë të vikendit nga Kosova në drejtim të bregdetit shkojnë 25 mijë apo 30 mijë vetura, dhe ato vetura vetëm nga një rezervuar ta shpenzojnë me karburante, janë disa milionë.

Sipas tij, situata është jo në favor të ekonomisë.

Gërxhaliu ka thënë se është koha kur duhet të merren përvojat e vendeve të avancuara.

Ai tutje ka shtuar se edhe në Ukrainë, edhe në kohë lufte, është parë e rëndësishme që të mbillen kultura pranverore, duke theksuar se në Kosovë nuk është një kulturë e tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here