Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në Takimin Ministror në Taormina, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale, tha se ndërsa viktimat mbeten me plagë të hapura, autorët e këtyre krimeve enden të lirë në Serbi.“E ardhmja evropiane nuk mund të ndërtohet mbi harresë selektive dhe standarde të dyfishta. Por ndërtohet mbi kujtesën, drejtësinë dhe guximin për të qenë e drejtë dhe e barabartë me të gjithë.
Gjatë Takimit Ministror në Taormina, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në konflikt, u rikujtova kolegëve të mi, se dhuna seksuale u përdor nga Serbia si armë lufte, ndaj grave, burrave e fëmijëve. Në Kosovë. Në Kroaci. Në Bosnje.





