Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka takuar kryesuesin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk, me të cilin bën të ditur se folën për zhvillimet në fushën e drejtësisë dhe sfidat që lidhen me forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministrja Gërvalla njotoi se theksi u vu në çështjet që prekin integritetin dhe funksionalitetin e sistemit, përfshirë procesin e Vetingut, funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe paketën e pesë projektligjeve që synojnë konsolidimin e kornizës ligjore dhe institucionale.





