LAJME

Gërvalla reagon pas kërcënimit të Francës për vizat

Gërvalla reagon pas kërcënimit të Francës për vizat
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2023, 14:17

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka reaguar Francës pas kërcënimeve të presidentit Emmanuel Macron për rivendosjen e vizave.

Ajo ka shkruar në Twitter idiomën “Et voila”, që nga gjuha frënge ka kuptimin “Ja pra”, derisa pranë ka vendosur edhe flamurin francez.

Macron ka kërcënuar Kosovën nga Tirana se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”.

Në një konferencë për media të martën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Macroni ka thënë se pret përgjegjësi nga Kosova dhe Serbia.

“E them me shumë qartësi, kemi bërë një gjest mirëbesimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, kjo (regjimi i vizave v.j.) është pezulluar për shkak të fjalës së dhënë, e cila edhe sot nuk është mbajtur. Po e pres një angazhim serioz të të dyja autoriteteve për të lëvizur përpara në javët e ardhshme. Madje është kusht kyç për paqe edhe në rajon”, ka thënë ai, transmeton “LeFigaro”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika