LAJME

Gërvalla: Qeveria hap rrugën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit

Gërvalla: Qeveria hap rrugën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2026, 14:14

Në mbledhjen e 3-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar nisma për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se kjo nismë ka për qëllim forcimin e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet penale dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Qëllimi i kësaj Konvente është forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në fushën e transferimit të personave të dënuar, me qëllim që personat e dënuar të mund të vuajnë dënimin në shtetin e tyre të origjinës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me respektimin e të drejtave themelore të njeriut.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, ky aderim sjell përfitime konkrete për Republikën e Kosovës sepse zgjeron bashkëpunimin juridik, veçanërisht me shtetet e Amerikës Latine; mundëson vuajtjen e dënimit më afër familjes dhe shoqërisë, duke ndihmuar rehabilitimin dhe riintegrimin; si dhe lehtëson menaxhimin e sistemit korrektues dhe ul kostot përkatëse.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika