Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, njëherit zëvendëskryeministre, ka prezantuar programin qeverisës, ku ka bërë publik vetëm 20 prej pikave kyçe të këtij projekti.
Në mesin e 20 pikave, e para është e renditur Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë.
Tutje në pikën e dytë është vënë vaksinimi i 60% të qytetarëve deri në fundin e vitit 2021, ndërsa në pikën e tretë renditet ndihma direkte për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia e koronavirusit.






