LAJME

Gërvalla pritet nga Plenkoviq, merr mbështetje për rrugën evropiane të Kosovës

Gërvalla pritet nga Plenkoviq, merr mbështetje për rrugën evropiane të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2023, 16:21

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është pritur nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Është vetë kryeministri kroat që ka dhënë njoftim për këtë duke treguar edhe për temat që janë diskutuar.

“Ne kemi marrëdhënie të mira të ndërtuara dhe sigurojmë mbështetje të fuqishme për Kosovën në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Plenkoviq.

“Folëm gjithashtu për pozicionin e komunitetit kroat në Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika