Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në takimin e 27 ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në Bruksel.
Takimi i nivelit të lartë mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, që kryesohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, ndërsa pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, posaçërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.





